Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë testuar 282 qytetarë të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar 13 raste pozitive.
11 raste në Tiranë, 1 në Krujë, 1 në Shkodër.
Janë testuar 39 personel shëndetësor, 3 kanë rezultuar pozitiv.
Në spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 23 pacientë dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive, 1 i intubuar.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer 17.000 testime molekulare dhe seriologjike ne te gjithe vendin. Janë konfirmuar pozitiv 1197 raste.
Aktualisht 266 persona janë aktiv me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Durrës, Kamëz dhe Krujë.
