Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Qershor 2020, 13:01

Nëna e 15 vjeçarit të dhunuar nga policia padit Ardi Veliun, kërkon dëmshpërblim 1 milion lekë

Zaida Çela, nëna e 15 vjeçarit të dhunuar nga policia, ka paditur sot kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, pasi ky i fundit pak ditë më parë publikoi një video ku pretendonte se Çela shfaqej me armë.

Sipas “News 24”, objekti i padisë është shpërblim dëm–jo pasuror të shkaktuar paditëses, nga cenimi i nderit dhe dinjitetit dhe publikimit të të dhënave personale në masën 1 milionë lekë.

Po kështu në padi i kërkohet palës së paditur të publikojë vendimin e gjykatës në të gjithë mediat.

Pas publikimit të videos nga Veliu, Zaida Çela sqaroi se video është nga xhirimet gjatë filmit “Dashia s’mjafton”, ku ajo aktron.