Moderatorja Einxhel Shkira ka reaguar ashpër ndaj disa komenteve në rrjete sociale. Ato e kanë kritikuar që ka publikuar foto në shenjë proteste për afro-amerikanin e vrarë por jo për 15-vjeçaren e abuzuar në Shqipëri.

"U përdhunua një vajzë në Shqipëri. Çfarë publikove si VIP që je? Çne ky post black apo ky është rasti për Amerikën besoj, të bëhesh VIP andej", i ka shkruar një ndër ndjekëset. Einxhel i ka kthyer përgjigje publikisht, duke shkruar se nuk do t'i japë mend dhe ndjenjat e saj për ta kuptuar.

"Bëjnë postim për afro-amerikanin dhe jo një postim për vajzën e përdhunuar-Vipat shqiptarë", i shkruan një tjetër. Einxhel ka kthyer sërish përgjigje duke theksuar se abuzimi i vajzave nis nga njerëzit që vjellin vrer dhe që nuk e përkrahin kurrë njëri-tjetrin.

Pas këtyre komenteve moderatorja ka reaguar ashpër me një postim, në të cilin shkruan se nëse dikush t'i komentojë diçka negative, ajo do i bëjë bllok.
"Flet për teatrin të jepni mend si me pas folur për shtëpinë tuaj. Flet për përdhunimin të ofendoni pse mbroj viktimën. Flet për rracizmin të kërkoni llogari ç'punë ke ti! Mos të flasësh për asgjë të akuzoni pastaj pse nuk flet! O shqiptarë a jeni në terezi?! A do bëni ndonjë gjë më me vlerë në jetë përveçse të hidhni vrer te tjetri e pastaj të hani "mjaltë" rregullisht se veprat i keni zero! Po po, të gjithë ju që komentoni me profile fallco duke dhënë mend, jeni thjesht një tufë parazite injorante dhe pa asnjë motiv të mirë në jetë. Mos guxoni më kurrë të gjykoni asnjë veprim apo postim timin se nuk iu pyes juve hiç, madje do bëj bllok këdo që nxjerr qoftë një rrokje negative nga duart e tyre të thara që s'bëjnë asnjë punë tjetër në jetë veç kësaj në tastierë", ka shkruar Einxhel.





