Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Qershor 2020, 18:06

Stop abuzimit seksual: Po ti, a do t'i bashkohesh protestës për fëmijërinë e vjedhur?

Më 4 Qershor, ora 16:00 do të mbahet një marshim paqësor te sheshi "Nënë Tereza", në shenjë proteste ndaj abuzimit seksual dhe dhunimeve fizike. Shumë vajzave iu është vjedhur fëmijëria dhe sot më shumë se kurrë është koha që i gjithë populli të ngrejë zërin për t'i dhënë fund kësaj mizorie. "Ngri ti zërin për ato që nuk kanë zë", është motoja e protestës.

Foto nga: Erisa Fjolla

Po ti do t'i bashkohesh kësaj proteste? Voto në sondazhin e mëposhtëm.