Përmes një statusi në rrjete sociale aktorja me famë botërore, Jennifer Aniston ka bërë me dije se një foto e saj nudo ka dalë në ankand. Kjo ka si qëllim mbledhjen e fondeve të cilat do ndihmojnë në luftën kundër Koronavirusit.

Fotoja në fjalë është realizuar në vitin 1995 nga fotografi Mark Seliger. Deri më tani shuma më e lartë që është ofruar për imazhin është 6.500 dollarë.

Aniston ka marrë shumë komplimente nga fansat, miqtë dhe kolegët të cilët e vlerësojnë iniciativën e saj dhe qëllimin e mirë.
View this post on Instagram






