Nga Shqipëria / E Enjte 4 Qershor 2020, 00:12

7 të rinj abuzuan me 13-vjeçaren në Kavajë por Gjykata vendos t'iu lehtësojë dënimin

Një vit e gjysmë më parë 7 të mitur abuzuan seksualisht me një 13-vjeçare në Tiranë. Sipas ligjit parashikohej 3-7 vite burg për abuzuesit për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur".

Megjithatë mesditën e sotme Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur t'iu lehtësojë dënimin. Ndaj 7 abuzuesve është marrë masa "dënim alternativ", ose ndryshe dënim me kusht. Kjo masë parashikon një lehtësim të ndjeshëm të dënimit të hershëm.

Vendimi i plotë:

1.Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin L. M., për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 10 vjet burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit 01.03.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

2. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. M., për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 7 vjet e 6 muaj burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 5 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

3. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin F. M., për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 5 vjet burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet e 4 muaj burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

4. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K. M. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

5. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K. K. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

6. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. H. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

7. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. A. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim.
Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të ruhet në një burg për të mitur.

Burimi: "Abc News"