Këngëtarja e njohur Genta Ismajli është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon vazhdimisht foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria duke ruajtur një kontakt të ngushtë me ndjekësit.

Së fundmi Genta ka bërë një ndryshim drastik në pamje dhe nuk ka munguar një foto në Instagram. Ajo është kthyer në bjonde platin dhe mezi njihet.

Këngëtarja rrallëherë bën ndryshime në look-un e saj por duket se kjo ngjyrë e re flokësh po i pëlqen. Kujtojmë se prej disa kohësh Genta është e lidhur me biznesmin turk, Usta dhe dyshja po mendojnë të martohen.






