Rreth orës 19:30 në zonën e Komunës së Parisit është përfshirë nga flakët një godinë 4-katëshe. Zjarri ka rënë në papafingon e vilës dhe fatmirësisht nuk raportohen të dëmtuar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.06.2020, rreth orës 19:30, në rrugën “Skender Luarasi” ka rënë zjarr në papafingon e një vile 4-katëshe, nuk ka problem për banorët pasi është bërë e mundur evakuimi në kohë i banorëve.
Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit./ "ABC News"
