Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Qershor 2020, 17:05

E fundit/ Rama jep lajmin e rëndësishëm për hapjen e plazheve

Me hapjen e plazheve qytetarët duhet të tregohen shumë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të tjerëve që i rrethojnë. Kryeminstri Edi Rama ka dhënë së fundmi një njoftim të rëndësishëm, përsa i përket subjekteve akomoduese apo shërbimit.

Rama njofton se subjektet dhe shërbimi duhet të aplikojnë në e-albania për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit përgjatë sezonit 2020. Ai shkruan këtë vit do të ndiqet një sistem i ri, i cili siguron transparencë dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike.

Njoftimi:

Në e-Albania e-albania, aplikim për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, për të garantuar sa më shumë siguri në mbrojtjen e shëndetit dhe për të mos lejuar më zaptimin e plazheve që për 30 vjet u ka nxirë pushimet njerëzve të këtij vendi

Subjektet akomoduese apo shërbimi duhet të aplikojnë në e-Albania për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit përgjatë gjithë sezonit 2020, duke marrë përgjegjësi për zbatimin e rregullave dhe mosshmangur asnjë detyrim ndaj qytetarëve, bashkisë, shtetit.

Aplikimi është i thjeshtë dhe mund të bëhet edhe nga telefoni. Një sistem i ri këtë vit, që siguron transparencë, shmang zvarritjet po edhe allishverishet e të shkuarës dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike.