Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Qershor 2020, 16:04

E fundit/ Abuzimi i 15-vjeçares nga roja, shkarkohet drejtori i shkollës

Besnik Daci, drejtori i shkollës 9-vjeçare ku shkonte 15-vjeçarja e abuzuar nga 65-vjeçari, është shkarkuar së fundmi nga detyra. Ai është zëvendësuar nga zv.drejtoresha.

Daci ka treguar për "Abc News" se prindërit nuk kishin bërë denoncim në drejtori. Po ashtu shtoi roja sillej keq me nxënësit dhe shpesh herë u ngrinte zërin.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës ka lënë në burg katër të arrestuarit për përdhunimin e 15-vjeçares në Tiranë. 65-vjeçarin dhe tre djemtë e rinj, të cilët abuzuan me të miturën duke e shantazhuar.

Burimi: "ABC News"