Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Qershor 2020, 14:02

'Po na i vrasin vajzat për së gjalli', Marina Vjollca i bashkohet protestës për 15-vjeçaren e abuzuar

Rasti i 15-vjeçares së abuzuar nga një 65-vjeçar në Tiranë ka tronditur mbarë opinionin publik. Shumë personazhe të famshëm e jo të famshëm kanë ngritur zërin duke shpërndarë edhe posterin për marshimin e datës 4 maj si shenjë proteste për t'i dhënë fund abuzimit seksual me të miturit. Kësaj proteste i është bashkuar edhe Marina Vjollca, e cila përmes një postimi në Instagram ka kërkuar dënim maksimal për përdhunuesit.

Moderatorja shprehet se përdhunuesit po i vrasin vajzat për së gjallë.

“Denim maksimal per perdhunuesit! Po na i vrasin vajzat per se gjalli", shkruan Marina.

“Për fëmijërinë e vjedhur. Ngri zërin për ato që nuk kanë zë", shkruhet në poster.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca) on