Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditëne e sotme në Delvinë, ku një vajzë 24-vjeçare shtatzënë është vetëhelmuar me helm dhelprash.
"Dosja.al" ka mësuar se 24-vjeçarja, pasi ka pirë helmin është hedhur edhe nga dritarja e shtëpisë ku banonte.
E reja është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Sipas "dosja.al", fatkeqësisht nga helmi dhe hedhja 24-vjeçarja ka humbur fëmijën. Vetë e reja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Nuk dihet ende arsyeja pse 24-vjeçarja ka ndërmarrë këtë veprim ekstrem.
