Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Qershor 2020, 11:11

Harroi kamerën ndezur pas mbledhjes, politikania del lakuriq para kolegëve

Një incident i turpshëm i ka ndodhur senatores meksikane Martha Lucia Micher. 66-vjeçarja po mbante një mbledhje në aplikacionin “Zoom” me kolegët e saj të partisë Lëvizja Kombëtare dhe gazetarët, por pas mbledhjes harroi kamerën hapur dhe u zhvesh.

Mediat e huaja shkruajnë se senatorja ishte duke diskutuar ndikimin e pandemisë koronavirus në ekonominë e vendit, por në një moment u shfaq topless para kolegëve dhe gazetarëve.

Pas këtij incidenti Micher ka kërkuar falje kolegëve të saj dhe publikut.