Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë testuar 102 qytetarë të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar 6 raste pozitive, një numër shumë i ulët ky krahasuar me ditët e fundit që shënuan deri në 26 raste.
4 raste janë në Tiranë, 1 rast është personel shëndetësor, 1 rast në Durrës dhe 1 në Mat. Të gjitha rastet e identifikuar në 24 orëshin e fundit janë kontakte dhe raste të reja.
Në spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 28 pacientë dhe 3 prej tyre janë në terapi intensive, 1 i intubuar në gjendje të rëndë.
Në 24 orët e fundit janë të shëruar 5 qytetarë, duke e çuar në 877 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
