Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Qershor 2020, 08:08

Thellohet skandali/ Vajza e abuzuar: Abazi më rrëfeu se ka dashur të kapë nusen e djalit

Janë nxjerr në pah detaje të tjera tronditëse nga rrëfimi i 15-vjeçares së abuzuar nga 65-vjeçari Abaz Dogu. "Abc News" ka siguruar dosjen hetimore, ku 15-vjeçarja ka rrëfyer se Dogu i kishte treguar se ka dashur të kryejë marrëdhënie me bashkëshorten e djalit të tij por nuk ka mundur ta arrijë këtë gjë.

“Në lidhje me bashkëshorten e shtetasit Abaz, vajza tregon se ajo e ka pyetur nëse Abazi ka marrë ndonjë gocë, ndërsa Abazi ka treguar se ka dashur të kap nusen e djalit por nuk ka mundur”, shkruhet në dosjen hetimore. 

Dogu u shfaq sot në gjykatë me kokën e mbuluar me duar për të shmangur daljen në kamerat e pranishme në sallë.