Nga Shqipëria / E Martë 2 Qershor 2020, 10:10

E fundit/ Ndërron jetë pacienti me koronavirus në QSUT

Një tjetër pacient me koronavirus ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në QSUT. Viktima është një burrë, i cili krahas koronavirusit kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

"Abcnews.al" bën të ditur se pacienti ka qenë i shtruar në repartin e sëmundjeve Interne në këtë spital dhe ishte bartës asimptomatik i koronavirusit.

Gjatë 48 orëve të fundit, ky është pacienti i tretë që ishte bartës asimptomatik i koronavirusit, ndërsa raportohet se ndërroi jetë prej sëmundjeve të tjera shoqëruese.