Nga Shqipëria / E Martë 2 Qershor 2020, 10:10

Abuzimi ndaj 15-vjeçares/ Lala tregon detajet tronditëse: Një abuzues është djali i një prej mësueseve të shkollës

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin "Opinion", ka treguar një detaj tronditës për historinë e abuzimit ndaj 15-vjeçares. Lala tregoi se ka shkuar vetë në zonë dhe kishte mësuar se një prej djemve abuzues është djali i një prej mësueseve t shkollës.

“Një prej abuzuesve është djali i një prej mësueseve të shkollës", tha gazetarja.

Klodiana tregoi gjithashtu se vajza në gjendje të rënduar psikologjike ka tentuar dy herë vetëvrasjen.

Vajza ende ndodhet në shtëpi ndërsa Mirgit Vataj, psikolog i “Alo 116” tha se nesër do të ketë një mbledhje të komitetit ndërsektorial për ta dërguar atë në një qendër sociale.

Vataj – Do të ketë një mbledhje të komitetit teknik ndërsektorial me të gjithë aktorët, që janë shoqëria civile, autoritetet shtetërore

Lala – Po sot çfarë po ndodh me të? Se që do ta çoni nesër në qendër ma thanë edhe mua. A keni informacion që vajza ka tentuar dy herë vetëvrasjen?

Vataj – Nuk dua të flas me detaje pasi nuk dua të ekspozoj situatën duke nxjerrë të dhëna konfidenciale.