Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mississippi, SHBA ku një grua 37-vjeçare ka vrarë dy fëmijët e saj, 3 dhe 5 vjeçar, mamanë e saj dhe më pas veten.
Sipas mediave të huaja Karina Dietering, 37 vjeçe, nuk kishte arritur të pranonte humbjen e kujdestarisë së fëmijëve pasi ishte divorcuar nga bashkëshorti.
Trupat e pajetë u gjendën nga bashkëshorti i 37-vjeçares, i cili shkoi në shtëpi për të marrë fëmijët.
Jason Dietering kishte gjetur trupat e pajetë të fëmijëve në dhomat e gjumit, të ish-vjehrrës së tij, 68-vjeçe, dhe ish-bashkëshortes.
Avokati i Dietering tregoi se ai vendosi që fëmijët t’i varroste së bashku me nënën e tyre, pavarësisht ngjarjes.

