Nga Shqipëria / E Martë 2 Qershor 2020, 13:01

E rëndë/ U nda nga burri, 37-vjeçarja vret dy fëmijët, nënën dhe veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mississippi, SHBA ku një grua 37-vjeçare ka vrarë dy fëmijët e saj, 3 dhe 5 vjeçar, mamanë e saj dhe më pas veten.

Sipas mediave të huaja Karina Dietering, 37 vjeçe, nuk kishte arritur të pranonte humbjen e kujdestarisë së fëmijëve pasi ishte divorcuar nga bashkëshorti.

Trupat e pajetë u gjendën nga bashkëshorti i 37-vjeçares, i cili shkoi në shtëpi për të marrë fëmijët. 

Jason Dietering kishte gjetur trupat e pajetë të fëmijëve në dhomat e gjumit, të ish-vjehrrës së tij, 68-vjeçe, dhe ish-bashkëshortes.

Avokati i Dietering tregoi se ai vendosi që fëmijët t’i varroste së bashku me nënën e tyre, pavarësisht ngjarjes.