Nga Shqipëria / E Martë 2 Qershor 2020, 21:09

E padëgjuar më parë: Koronavirusi i ndryshon ngjyrën e lëkurës mjekut

Një mjek kinez, lëkura e të cilit papritmas u ndryshua pasi u infektua me Covid-19, ka ndërruar jetë. Mediat e huaja raportojnë se mjeku luftoi kundër infeksionit për gati 5 muaj.

Doktor Hu Weifeng u infektua gjatë punës në muajin janar, më pas kaloi në një spital në ish epiqendrën Wuhan.

Mjeku 42-vjeçar u trajtua në njësinë e kujdesit intensiv për më shumë se një muaj përpara se të humbte jetën për shkak të komplikimeve nga koronavirusi.

Një zëdhënës thotë që që ngjyra e lëkurës së Doktor Hu ishte shkaktuar nga një antibiotik që ai kishte marrë gjatë trajtimit.