Mëngjesin e sotëm trajneri i Napilit, Gennaro Gattuso ka marrë lajmin e rëndë se motra e tij ka ndërruar jetë. Francesca, që prej 3 shkurtit ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë.
37-vjeçarja vuante nga një formë agresive e diabetit, bëjnë të ditur mediat italiane. Francesca nuk kishte pasur përmirësim gjatë këtyre muajve dhe ndërroi jetë duke lënë pas një djalë 3 vjeç.

Bëhet e ditur se Gattuso nuk mori pjesë në konferencën e zakonshme për shtyp, pasi udhëtoi menjëherë për tek motra e tij, në Varese.
