Nga Shqipëria / E Martë 2 Qershor 2020, 16:04

I ati i 15-vjeçares bën rrëfimin tronditës: Tentoi vetëvrasjen, më mori ilaçet e tensionit dhe i futi në gojë

Babai i 15-vjeçares së abuzuar nga roja i shkollës dhe tre të rinj ishte if tuar në emisionin "Me zemër të hapur", ku rrëfeu detaje tronditëse.

Babai i të miturës u shpreh se 15-vjeçarja është në gjendje të rënduar psikologjike, sa një javë më parë ka tentuar edhe vetëvrasjen.

I ati rrëfeu momentin e tmerrshëm, kur e kishte kapur të bijën me ilaçet e tij të tensionit në gojë.

“Ka tentuar të vetëvritet para një jave, i kapa ilaçet e mia të tensionit, m’i mori dhe i futi në gojë, donte t’i pinte. Kanë ardhur psikologët, flisnin me vajzën, dhe thanë se do të vinin sërish sot”, rrëfeu i ati i të miturës.