Nga Shqipëria / E Martë 2 Qershor 2020, 14:02

Abuzuan me 15-vjeçaren, gjykata merr vendimin për 65-vjeçarin dhe tre të rinjtë

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg katër të arrestuarit për përdhunimin e 15-vjeçares në Tiranë. Abc News mëson se asnjëri nga të akuzuarit nuk ka folur. Avokatët kanë kërkuar masë më të butë, por s’është pranuar nga gjykata.

Psikologia që ishte e pranishme në sallë thekson faktin që të miturit nuk ishin në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Abaz Dogu dhe tre të rinjtë e akuzuar përmes shantazhit me publikimin e videove intime, ndodhen aktualisht në gjykatën e Tiranës.

Abc News ka siguruar pamje nga salla e gjyqit ku shihen 65-vjeçari dhe një prej të akuzuarve me kokën poshtë, duke mbuluar fytyrën me duart e tyre për të mos u filmuar nga kamerat.