Vajza e abuzuar nga roja e shkollës ka zbuluar se 65-vjeçari ka bërë të njëjtën gjë edhe me vajza të tjera të moshës së saj. Një burim ekskluziv i gazetës “Si”, tregon se 15-vjeçarja ka thënë se kur iu kishte treguar shoqeve se roja i shkollës e kishte përdhunuar dy prej tyre i kanë treguar “po na ka çuar edhe neve tek ajo shtëpia”.
E ëma e vajzës i tha policisë se gjithçka u kuptua gjatë karantinës kur vajza kishte dalë nga shtëpia. “Ne i kërkuam llogari për vonesën dhe kur i bërtitëm ajo qau. Ime bijë më tha se Abaz Doga e ndiqte me biçikletë”. “Fillova ta pyes e shqetësuar dhe atëherë ime bijë më tha, ai më ka abuzuar që në klasën e nëntë, më ka bërë presion dhe më kërcënon me video, ai i shkroi muret e lagjes”, tha gruaja e traumatizuar, e cila menjëherë pas këtij rrëfimi e ka marrë të bijën dhe është nisur urgjent për në polici. “Kur isha në klasën e nëntë, Abazi sa herë më shikonte vetëm më thoshte se më kishte parë me një djalë të lagjes. Ai më tha se nëse nuk shkoja tek toka e tij do ta postonte foton time e do ia tregonte gjithë lagjes”, tregoi e ëma e cila menjëherë pas këtij rrëfimi e ka marrë të bijën dhe është nisur urgjent për në polici.
Vajza rrëfeu se në atë kohë ajo nuk kishte mbushur ende 14 vjeç ndërsa 65-vjeçari e kërcënonte fillimisht me një foto të saj.
“Ishte prill 2019, për shkak se më k anosi dhe dh unoi u detyrova të kryejë mardh ënie me të. Kjo gjë ndodhi në një shtëpi të pabanuar që i përket vëllait të Abaz Dogës. Ishte ora 18.30. me sa dija unë kjo tokë ishte e vëllait të Abazit. Abazi më tërhoqi nga dora, më futi në një dhomë, ku gjendeshin dy komodina dhe një komo e madhe. Ishte hera e parë që kryeja marrëdhënie me një person. Ishte data 12 prill 2019, kur roja më shkroi emrin nëpër pallate dhe për këtë fakt qava gjithë ditën. Prindërit nuk më lanë të dilja nga shtëpia. Kur shkova në shkollë, ky shtetas që ishte edhe roja e shkollës ku unë bëja mësim, nuk më linte rehat, por sa më shikonte vetëm më thoshte – Hajde tek toka". Policia në referim të dëshmisë së fëmijës tregon për gazetën “Si” gjatë kësaj kohe, ai ka vazhduar me kërcënime se do t’i shkruante emrin nëpër pallate. “U ndjeva e detyruar dhe shkova, edhe këtë herë rreth orës 18.30 tek toka dhe tek shtëpia që përmenda më lart”.
Policia thotë se kjo video më pas u shpërnda nga roja te një djalë 19-vjeçar, i cili e kërcënoi gjithashtu 15-vjeçaren.
Policia e Kamzës shton për gazetën “Si” se fëmija është abuzuar nga i moshuari mbi 15 herë dhe takimi i fundit nën kërcënime dhe shantazhe ka qenë në muajin mars 2020.
Burimi: gazetasi.al
