Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë testuar 243 qytetarë të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar 21 raste pozitive, një numër i lartë ky nga dita e djeshme kur u shënuan vetëm 6 raste.
Qyteti me më shumë të infektuar është Tirana ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste, 3 në Krujë, 1 në Durrës, 1 në Shkodër, 1 në Kamëz, 1 në Mallakastër.
Janë testuar 45 personel shëndetësor, 6 kanë rezultuar pozitiv.
Në spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 27 pacientë dhe 4 prej tyre janë në terapi intensive, 1 i intubuar.
Nje pacient 62 vjecar ka nderruar jete, ishte mbartes asimptomaik i Covid-19 dhe vuante nga semundje te tjera shoqeruese. Ministria e Shëndetesise njofton se cirroza hepatike e stadit te fundit eshte shkaku i vdekjes se pacientit.
Në 24 orët e fundit janë të shëruar 14 qytetarë, duke e çuar në 891 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer 16.500 testime molekulare dhe seriologjike ne te gjithe vendin. Janë konfirmuar pozitiv 1164 raste.
Aktualisht 240 persona janë aktiv me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.
