Një paciente e shtruar tek spitali Infektiv ka ndërruar jetë paraditen e sotme. 76-vjeçarja ishte konfirmuar pozitive me koronavirus, por Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nuk ishte ky shkaku i vdekjes së të moshuarës. MSH njofton se pacientja ka ndërruar jetë prej kancerit të pankreasit si edhe disa sëmundjeve të tjera shoqëruese.
Njoftimi i plotë: "Lidhur me lajmin e publikuar në media për një 76 vjeçare që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë informon se, sipas shërbimit infektiv, pacientja ishte asimptomatike për Covid19 dhe ishte transferuar nga shërbimi i mjekësisë interne ku rezultoi batëse me Covid19.
Pacientja ka ndërruar jetë nga sëmundja e tumorit të pankreasit, me metastaza hepatike. 76 vjeçarja nga Tirana vuante dhe nga diabeti mellitus dhe Insuficiencë kardiake e dekompesuar".
