Nga Shqipëria / E Hënë 1 Qershor 2020, 20:08

Spanja ia doli: Për herë të parë, asnjë viktimë me Covid-19 në 24 orët e fundit

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, brenda 24 orëve nuk është shënuar asnjë viktimë nga Koronavirusi në Spanjë. Fatmirësisht Spanja po e mposht Koronavirusin pasi është ulur ndjeshëm dhe numri i rasteve të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 209 raste. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka shkuar në 286.718, 27.127 persona kanë humbur jetën ndërsa 196.957 të tjerë janë shëruar, pra kanë fituar betejën me këtë sëmundje.

Spanja është vendi u katërt në botë për numrin e të infektuarve, pas SHBA-së (1.844.945), Brazilit (514.992) dhe Rusisë (414.878) dhe në vendin e gjashtë për numrin më të lartë të viktimave, pas SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Brazilit dhe Francës.