Nga Shqipëria / E Hënë 1 Qershor 2020, 22:10

Noizy flet për momentin më të vështirë të jetës: Largohu se je refugjat

Mbrëmjen e sotme reperi i njohur, Noizy ishte i ftuar në emisionin "Në Kurthin e Piter Pan". Ai tregoi për jetën e tij që nga mosha 10-vjeçare, kur udhëtoi drejt Anglisë.

Noizy u shpreh se ka kaluar momente të vështira dhe se është përballur me racizmin. Disa moshatarë i kishin kërkuar të largohej nga tavolina pasi ishte refugjat.

“Kam ikur në Angli 10 vjeç. Mbaj mend diçka që nuk e harroj kurrë. Në Shqipëri jemi mësuar duke ecur me shokët dhe çfarë ka një shok ia jep tjetri, pra do e bëjmë bashkë. Është kjo shoqëria shqiptare dhe jam shumë i lumtur që funksionon kështu.

Vazhdova shkollën në Angli, dita e parë që mbaruam katër klasat dhe vazhdoi pushimi i gjatë shkova tek salla ku hamë bukë, mora ushqimin dhe shkova tek tavolina. Gjeta ca çuna me ngjyrë të bardhë dhe thoja me vete këta janë si puna jonë. Kur jam ulur aty më thanë çohu nga tavolina.

Unë i thashë pse sepse ti je refugjat dhe nuk e vend këtu thanë, shko gjeje diku vend tjetër. Atë ditë nuk kam ngrënë bukë dhe kam qarë. Atë ditë kam kuptuar sa e vështirë është të përdorin racizëm kundër një fëmijë”, ka treguar reperi.