Ministrja e Arsimit Besa Shahini përmes një video-mesazhi në llogarinë e saj të Facebook-ut ka komunikuar te qytetarët rëndësinë e denoncimit të dhunës. Ajo tha se bullizmi dhe dhuna janë rritur shumë kohët e fundit dhe mënyra më e mirë për t'i parandaluar është denoncimi.
Shahini u shpreh se shkolla duhet të jetë një ambient ku nxënësit ndihen të sigurtë dhe ku nuk abuzohen. Ajo shtoi se për eliminimin e këtij fenomeni shkollat do të ndërmarrin masa, të tilla si shtimi i numrit të punonjësve sociale dhe psikologëve, ku fëmijët mund të drejtohen për çdo problem dhe të marrin këshillat e duhura për të ecur përpara.
“Bullizmin dhe për dhunën me bazë gjinore janë rritur shumë rastet kohët e fundit dhe falë denoncimeve nga familjarët e të dhunuarve janë parandaluar. Përgëzoj nxënësit që gjejnë kurajon të denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre, si hapi i parë dhe i domosdoshëm për të luftuar bullizmin dhe dhunën. Kjo është e vetmja mënyrë që institucionet dhe të rriturit të denoncojnë këtë dhunë, pasi shpesh kjo dhunë nuk është denoncuar.
Që ky mesazh të përcillet është e rëndësishme që shkolla të krijojë nujë ambjentr të sigurtë për të gjithë. Politika “shkolla si hapësirë e sigurt” do të ndihmojë në këtë drejtim. Por, duhet bashkëpunim i të gjithëve për të ndryshuar kulturën patriarkale që mundëson dhunën ndaj vajzave dhe grave”, tha Shahini.
