Nga Shqipëria / E Hënë 1 Qershor 2020, 22:10

E fundit/ Humb jetën pacienti me Koronavirus te Infektivi

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se një 88-vjeçar nga Tirana me Koronavirus, ka humbur jetën te Infektivi. Shkak është bërë arresti kardiak nga insuficienca kardio-respiratore.

88-vjeçari ishte i infektuar nga Koronavirusi por asimptomatik. Ai vuante nga insuficienca renale kronike, stadi i katërt, diabeti, hipertensioni dhe anemia.

Njoftimi i ministrisë:

Ndërron jetë 88 vjeçari në spitalin infektiv, asimptomatik nga covid19.

Një pacient 88 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore. I moshuari ishte bartës i COVID19, por asimtomatik për sëmundjen.

88 vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi I katërt, diabet, hipertension, anemi grave.