Historia e 15-vjeçares së abuzuar në Tiranë ka tronditur mbarë opinionin publik. Moderatorja Dojna Mema ka reaguar e revoltuar së fundmi rreth ngjarjes në fjalë, me anë të disa postimeve në Instastory.

Dojna ka publikuar në Instastory një foto nga lajmi për 15-vjeçaren dhe krahas saj ka shkruar shprehjen e Konicës "Shqipëri të kam dhj*rë, s'të kuptova asnjëherë".

Po ashtu ajo ka publikuar dhe një shprehje të tillë "Askush nuk pyet se çfarë kishte veshur abuzuesi im."

Kujtojmë se abuzuesi i 15-vjeçares, një burrë 65-vjeçar ka rënë në prangat e policisë bashkë me tre djem të tjerë. 65 vjeçari i kishte bërë të miturës video intime për t'ua dhënë më pas tre djemve, banorë të së njëjtës zonë. Pasi kanë siguruar pamjet, ata kanë abuzuar gjithashtu me vajzën duke e kërcënuar.






