Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi sot takim me disa biznese në zonën e Kombinatit, për t’u njohur me shqetësimet që ka biznesi i vogël për situatën e krijuar nga përhapja e pandemisë. Teksa ndodhej në video live në Facebook, Bashës i ndodhi një e papritur.
Një qytetar iu afrua prapa kurrizit dhe qëndroi për disa sekonda duke buzëqeshur.

I gjendur në këtë situatë, Basha lëvizi nga vendi në mënyrë që të largonte kameran nga qytetari.
