Nga Shqipëria / E Hënë 1 Qershor 2020, 14:02

Detajet tronditëse/ Flet vëllai i 15-vjeçares: Motra vetëm qante, i bënin presion

I ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, me moderatore Evis Ahmetin, vëllai i 15-vjeçares tregoi detaje tronditëse nga historia. 

"Jetojmë 30 metra larg, jetonte përballë nesh Abasi. E mora vesh kur erdhi një video në telefonin e kunatit. Kur dolën fotot, unë dhe babi shkuam dhe fjalët vinin në lagje e qarkullonin, por ne se besonim. Vec kur dolën foto. Kam dashur ta takoj atë por ai largohej", tregoi i vëllai.

Për 15-vjeçaren, ai tregon: "Ajo rrinte, nuk fliste, tani në fund fare e ka treguar këtë videon. Po u grindëm dh tregoi. Ajo nuk kishte shkuar për një javë në shkollë vec qante, nuk tregonte gjë, nuk hapej se të tjerët i bënin presion".

"Më dërgonin foto dhe video mua gjatë gjithë muajit maj. Kur më erdhi fotoja e fundit, shkova në shtëpi dhe ja tregova motrës. Ngeli e shtangur, doli duke qarë dhe ka bërë denoncimin në polici. Në ngjarje janë përfshirë dhe shokë të mi. Roja ka qenë drejtuesi. E kemi komshi. Ky i thoshte merr këtë, merr këtë, dhe vinin e merrnin me makina. E kërcënonin se do i shpërndanin foto dhe motra nuk tregonte se kishte frikë. Unë fola me motrën, por ajo nuk fliste, vetëm qante".

Policia e ka ditur?
Policia e ka mësuar atë natë, s’ka ditur gjë më parë. Motra e ka bërë vetë denoncimin atë natë. E mbajtën në polici rreth 3 orë, deri rreth orës 2 të natës. Shkoi me mamin në polici.

Burimi: balkanweb.com