Nga Shqipëria / E Hënë 1 Qershor 2020, 10:10

Alarm në kadastrën e Durrësit, familjarët e specialistes konfirmohen me koronavirus

Kadastra e Durrësit është alarmuar pasi familjarët e specialistes së sportelit, vjehrra dhe vjehrri i saj, kanë rezultuar me Covid-19. Punonjësja ndërkohë është vetëkarantinuar.

Gazetari Leonidha Musaj raporton për "Abc News" se familjarët e saj ndodhen të shtruar në spital.

Kontaktet e kësaj specialiste, kanë qenë me të gjithë specialistët e tjerë të institucionit por edhe me qytetarë.

Në kadastrën e Durrësit të gjithë specialistët kanë dalë në oborr dhe nuk pranojnë më të punojnë duke larguar edhe qytetarët.