Nga Shqipëria / E Hënë 1 Qershor 2020, 09:09

'Jam shumë llupëse', Jonida Vokshi zbulon nepsin e shtatzënisë

Jonida Vokshin shumë shpejt do e shohim nënë për herë të parë. Aktorja është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe po pret me padurim që vajza të vijë në jetë.

Jonida dhe Besniku kanë patur gjithmonë dëshirë të bëheshin me vajzë dhe dëshira e tyre u realizua. 

Në një intervistë për "Revista who", Jonida është pyetur se për çfarë ka më shumë neps kohët e fundit dhe aktorja ka treguar: "Unë kam lindur me neps. Gjithmonë kam pasur frikë që kur të vijë momenti i shtatzënisë nuk do përmbahem dhe nuk do ketë më masë veshjesh që do më merrnin përsipër. Sepse jam shumë llupëse. Por për fatin tim të mirë mbeta njësoj, domethënë nuk pata ndonjë shtim të nepsit apo oreksit gjatë shtatzënisë. Kam ngrënë njësoj si më përpara, përveç ndonjë akullore XXL që më hahej pas byrekut me spinaq që mami Besnikut e bën aq të mirë (qesh)".

Gjithashtu Jonida tregoi se gjatë pritjes së ëmbël nuk ka shtuar shumë peshë përveç barkut.