Nga Shqipëria / E Diel 31 Maj 2020, 16:04

Dalin detaje të rënda: 65-vjeçari e përndiqte 15-vjeçaren në lagje, zbërthehen telefonat e abuzuesve

Një 65-vjeçar ra në prangat e policisë ditën e djeshme së bashku me tre djem të rinj. 65-vjeçari ka abuzuar seksualisht me dhunë me një vajzë 15-vjeçare dhe i kishte bërë video intime, të cilën ua kishte dhënë tre shtetasve, 20, 16 dhe 15 vjeç. Këta të fundit kanë abuzuar gjithashtu me vajzën duke e shantazhuar me publikimin e videos. 

Burime për "Dosja.al" bëjnë me dije se ngacmimet e 65-vjeçarit ndaj 15-vjeçares kanë nisur rreth një vit më parë, kur ajo ishte në klasën e tetë.

Ai punonte roje në shkollë dhe më pas është hequr nga puna, por nuk ka hequr dorë dorë nga fiksimi i tij për të miturën, duke e përndjekur edhe në lagje. 65-vjeçari e ka shantazhuar të miturën vazhdimisht duke ushtruar presion psikologjik dhe duke shkruar në muret e banesës së saj. 

Celularët e abuzuesve janë sekuestruar nga Policia dhe po ‘zbërdhehen’ për detaje.