Rubrika “Shihemi në Gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme problemin mes dy familjeve që zihen për një pronë.
Me hyrjen në fuqi të ligjit 7501, Qaniu është pajisur me tokë me një sipërfaqe totale 11 mijë e 900 m katrorë dhe menjëherë e regjistroi këtë sipërfaqe tokë. Nga ana tjetër, kunati i tij Gramozi u pajis me një sipërfaqe totale 12 mijë e 100 m katrorë. Kur ai shkoi për ta regjistruar, zyra vendore ja refuzon aplikimin.
Njëkohësisht rezulton se 3 ngastra të Gramozit krijojnë mbivendosje me 3 ngastra të Qaniut dhe ky është problemi mes tyre.
Në një lidhje telefonike në studio, Gramozi u përball me zotin Qani dhe bashkëshorten e tij.
Bajame: Kam nxjerrë kafshatën time nga goja dhe ta kam dhënë ty, të kam mbajtur gruan 6 muaj me gjithë çupën Klarën, kam fjetur me një dyshek dhe me një jorgan me surratin tuaj. Edhe ti qen më bën këtë mua. Nuk ke lënë vend pa më nxjerrë bojën, më nxorre bojën dhe me burrin, po më ndjan dhe me fëmijët, qen.
Ardit Gjebrea: Bajame kujt po i flet?
Bajame: Gramozit!
Ardit Gjebrea: Po ku e ke Gramozin?
Bajame: Atje ku është ta dëgjojë!
Ardit Gjebrea: I ke atje kamerat!
Gramoz: Çirru, çirru jepi! Do dalë e vërteta!
Bajame: Ku e vodha unë tokën, tokën ma dha shteti. Shteti ma dha, shteti të ma marrë.
