Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së në Maqedoninë e Veriut, Muhamed Zekiri ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale se ai ka rezultuar pozitiv me covid-19, së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tyre 3-muajshe.

Deputeti tregon se ai është asimptomatik dhe bën thirrje për kujdes.
Statusi i Zekirit: "Të nderuar miq, Pavarsisht kujdesit dhe përmbajtjes së rekomandimeve dhe kontakteve minimale me njerëz, dua t’ju njoftoj se unë bashkë me bashkëshorten dhe vajzën tre muajshe kemi rezultuar pozitiv në testimin për COVID 19. Fatmirësisht unë jam jam pa asnjë simptomë por kam rezultuar pozitiv.
Edhe njëherë ju bëj thirrje të gjithëve të mos e neglizhoni mundësinë nga infektimi dhe të jeni të kujdeshëm. Nëse keni ndonjë shenjë edhe më të vogël dyshimi mos hezitoni të vizitoni mjekun amë dhe t'i nënshtroheni testimit.
Njëherit shprehi keqardhje dhe kërkoj falje të gjithëve me të cilët kam pas kontakt ditëve te fundit dhe ndoshta i kam sjelle pa qëllim në situatë të palakmueshme".


