Nga Shqipëria / E Diel 31 Maj 2020, 14:02

E fundit/ Dhunoi bashkëjetuesen dhe i vodhi banesën, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

Një shtetas 44-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga nga policia. Ai dyshohet se ka vjedhur banesën e bashkëjetueses, të cilën e ka dhunuar në mënyrë të vazhdueshme.

44-vjeçari akuzohet për veprat penale "Vjedhje" e kryer në bashkëpunim, "Dhuna në familje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij policia ka gjetur një thikë dhe tre shkopinj bejsbolli. Një 33-vjeçar, me iniciale B.L, dyshohet si bashkëpunëtor dhe po procedohet penalisht në gjendje të lirë.