Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë dhe janë konfirmuar 15 raste të reja me Covid-19. 11 nga këto raste janë në Tiranë, 3 në Krujë, 1 në Kamëz.
11 raste janë raste kontakti ndërsa për 4 rastet e tjera vazhdon hetimi epidemiologjik. Janë testuar 35 individë nga personeli shëndetësor, dhe dy prej tyre janë konfirmuar pozitivë. Është rritur numri i të shtruarve në spitalin Infektiv ku po trajtohen 31 të prekur, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej të cilëve është i intubuar.
Brenda 24 orëve të fundit janë shëruar 15 qytetarë dhe numri i të shëruave ka shkuar në 872 të shëruar.
