Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Maj 2020, 11:11

Mbyti afro-amerikanin me këmbë, gruaja i kërkon divorcin policit

Derek Chauvin është polici i cili pak ditë më parë i mori jetën afro-amerikanit George Floyd duke i vendosur këmbën në qafë e duke i marrë kështu frymën. Protesta të shumta janë mbajtur kundër policit dhe ngjarja ka shkaktuar një zemëratë të madhe në SHBA. 

Mediat e huaja bëjnë të ditur se pas kësaj ngjarje, bashkëshortja i ka kërkuar divorcin policit. 

Kellie Chauvin, ish-fituese e Miss Minnesota është shkatërruar pasi ka marrë vesh për ngjarjen. 

“Ajo është shkatërruar nga vdekja e zotit Floyd, ngushëllimet saj shkojnë për familjen e tij, për të dashurit dhe të gjithë ata që janë hidhëruar nga kjo tragjedi,” tha zyra avokatore.

Derek Chauvin u filmua teksa i vendoste gjurin në qafë amerikanit me ngjyrë, George Floyd. Prokurorët në Hennepin County, Minesota, thonë se provat tregojnë se Chauvin mbajti gjurin e tij në qafën e Floyd për gjithsej 8 minuta dhe 46 sekonda, përfshirë dy minuta dhe 53 sekonda nga të cilat Floyd nuk ishte i vetëdijshëm. Ai humbi jetën pak minuta më vonë.