Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Maj 2020, 11:11

Ishte zonë e gjelbër, konfirmohet rasti i parë me koronavirus në këtë qytet shqiptar

Është shpallur zonë e gjelbër dhe deri tani nuk ishte prekur nga koronavirusi, por sot është konfirmuar rasti i parë në qytetin e Librazhdit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë testuar 229 qytetarë të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar 23 raste pozitive. 16 raste janë në Tiranë, 2 raste në Mat, 2 në Lushnjë, 1 në Durrës, 1 në Krujë dhe 1 në Librazhd.

Burime për ABC News kanë njoftuar se i infektuari në Librazhd ka patur shumë kontakte sepse ka lëvizur i lirë.