Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Maj 2020, 14:02

Plot dashuri: Alban Skënderaj surprizon Miriamin për ditëlindje

Kjo e Shtunë është një ditë shumë e veçantë për këngëtaren e njohur, Miriam Cani. Ajo feston ditëlindjen dhe ka mbushur 35-vjeç.

Miriami nuk ka publikuar asgjë në rrjete sociale por urimet nga njerëzit e saj të zemrës nuk kanë munguar. E para që e uroi ishte Arilena Ara (Lexo këtu), ndërsa tani i shoqi, Alban Skënderaj, i cili e ka surprizuar me urimin më të bukur.

Këngëtari ka publikuar në Instagram një grup fotosh, që pasqyrojnë historinë e tyre së bashku përgjatë viteve, në vende të ndryshme të botës. Ai ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për të uruar të shoqen, teksa shprehet se ajo ia mbush jetën me ngjyra.

"Gëzuar ditëlindjen shpirt! Faleminderit që i jep ngjyra jetës time!", ka shkruar Albani. Kujtojmë se dyshja janë prindër të dy fëmijëve, Ameli dhe Duam.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Gezuar ditelindjen shpirt ð???Faleminderit qe i jep ngjyra jetes time ❤️

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on