Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Maj 2020, 19:07

Adil Rami habit prezantuesen e njohur, shihni ç'i bën në mes të emisionit

Kampioni i Botës me Francën, Adil Rami është i fiksuar me vajzat bukuroshe. Së fundmi Rami ka shprehur hapur pëlqimin për prezantuesen italiane Bianca Guaçero.

Futbollisti e ka surprizuar në mes të emisionit prezantuesen me një trëndafil dhe një mesazh.

Në mesazh Rami dukshëm e ftonte të takoheshin Biancan. "Përshëndetje Bianka. Unë jam në Nisë dhe ti në Milano, kështu që nuk jemi shumë larg…", shkruante futbollisti.

Prezantuesja sqaroi se ajo dhe Rami nuk njihen nga afër dhe se mbrojtësi thjesht i ka shkruar në Instagram, ku e ka komplimentuar.