Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Maj 2020, 21:09

Justifikimi skandaloz i 65 vjeçarit: E kam prekur në vende intime se më afrohej

Një 65-vjeçar ra në prangat e policisë sot së bashku me tre djem të rinj. 65-vjeçari ka abuzuar seksualisht me dhunë me një vajzë 15-vjeçare dhe i kishte bërë video intime. Videon i moshuari ua kishte dhënë tre shtetasve, 20, 16 dhe 15 vjeç, të cilët kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

65 vjeçari ka qenë roje në një shkollë disa kohë më parë, ndërsa tani nuk ndodhej më në këtë detyrë.

"Abcnews.al" ka siguruar dëshminë e 65-vjeçarit para oficerëve të policisë gjyqësore. “Vetëm e kam prekur në vende intime, pasi ajo më afrohej vetë“, mësohet të jetë shprehur i moshuari. 

Ndërkohë "abcnews.al" mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e vëllait të Abaz Dokut, i cili ndodhej jashtë shtetit, çelsat e të cilës i mbante 65 vjeçari. Mësohet se ai e ka dërguar vajzën atje duke abuzuar me të, ndërkohë që gjithçka e ka filmuar në telefon, pamje të cilët ia ka dhënë edhe tre të rinjve të tjerë të zonës. Pasi siguruan pamjet, ata kanë abuzuar gjithashtu me vajzën duke e kërcënuar se do t’ia publikonin pamjet. Të katërt janë arrestuar nga policia dhe tani pritet të përballen me akuza të rënda.

Më herët, "abcnews.al" publikoi edhe dëshminë e vajzës në polici, e cila është shprehur se Abaz Doku, 65 vjeç e kishte ngacmuar që kur ishte në shkollë, kur ai shërbente si roje i godinës. Madje, sipas të miturës ai kishte ngacmuar edhe vajza të tjera. Nisur nga kjo dëshmi, policia po heton nëse i moshuari ka abuzuar me vajza të tjera në shkollë apo në zonë.

“Më ka fiksuar që kur isha në shkollë. Më ngacmonte edhe atëhere”, mësohet të jetë shprehur e mitura para oficerëve të policisë gjyqësore në prani edhe të psikologes.