Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Maj 2020, 19:07

'Më fiksoi në shkollë', del dëshmia e 15 vjeçares së abuzuar nga 65-vjeçari në Tiranë

Katër persona ranë në prangat e policisë këtë të shtunë pasi kanë auzuar seksualisht me një 15-vjeçare. Policia bëri me dije se 65-vjeçari A.D. ka abuzuar seksualisht me dhunë me të miturën dhe pas abuzimit i kishte bërë video intime. Videon i moshuari ua kishte dhenë tre shtetasve, 20, 16 dhe 15 vjeç, të cilët kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

65 vjeçari ka qenë roje në një shkollë disa kohë më parë, ndërsa tani nuk ndodhej më në këtë detyrë.

"Abcnews.al" ka siguruar dëshminë e dhënë nga vajza 15 vjeçare, e cila thekson se 65 vjeçari e kishte ngacmuar që kur ishte në shkollë. Sipas saj, ai kishte ngacmuar edhe vajza të tjera të mitura teksa kryente detyrën e rojës së shkollës.

“Më ka fiksuar që kur isha në shkollë. Më ngacmonte edhe atëhere”, mësohet të jetë shprehur e mitura para oficerëve të policisë gjyqësore në prani edhe të psikologes.