Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës. Një adoleshente 16-vjeçare ka tentuar të kryejë vetëvrasje duke konsumuar 60 pilula paracetamol.
Policia ka bërë me dije se adoleshentja me iniciale S.K, banuese në fshatin Vloçisht, është dërguar me urgjencë në spital. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe burime nga spitali raportojnë se 16-vjeçarja është në gjendje depresive.
Burimi: "Shekulli.com"
