Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Maj 2020, 14:02

'Sot një vit pa ty', Loredana i dedikon të atit fjalët më të ndjera

I ati i reperes së njohur, Loredana Zefit u nda nga jeta si sot një vit më parë. Ai la një boshllëk të madh në jetën e familjarëve dhe Loredana ka treguar shpesh në rrjete sociale se sa shumë i mungon.

Ditën e sotme reperja ka publikuar në Instastory një foto të babait, me një shkrim të ndjerë që përmbledh një vit të vështirë me mungesën e tij. "Sot 1 vit pa ty baba, por ti mbetesh gjithmonë në zemër", ka shkruar ajo.

Kujtojmë se së fundmi Loredana njoftoi dhe ka humbur një shumë të madhe parash si pasojë e Koronavirusit dhe si rrjedhojë çmimi i biletave të turit të saj është rritur. (Lexo këtu)