Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku publikon shpesh video-momente pranë vogëlushes Ajka në rrjete sociale. Ajo po rritet nga dita në ditë dhe që tani ka fituar zemrën e publikut.

Ajka ka trashëguar nga i ati dashurinë për fshatin dhe natyrën dhe këtë po e tregon vazhdimisht. Së fundmi Besi ka publikuar një video në fshat, ku shihet duke punuar tokën dhe nuk është vetëm. Ajka po e shoqëron dhe njëkohësisht po i jep ndihmën e saj me duart e vogla.

"Katunarja e zemrës", ka shkruar Besi krahas videos, e cila ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.





