Policia e Shtetit ka bërë me dije se të dielën, me datë 31.05.2020, do të jenë të hapura të gjithë bizneset, do të lejohet lëvizja e lirë për këmbësorët por nuk do të lejohet në asnjë qytet qarkullimi i automjeteve.
Po ashtu nuk do të lejohet hyrja dhe dalje nga zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

